POLITIKE

Dorëzohet LDK-ja: Haziri e pranon se kanë hequr dorë nga presidenti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, në një intervistë për Abc News ka folur për arritjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri është shprehur i bindur se kjo marrëveshje do të arrihet edhe pse kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga data kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Numri dy i LDK-së zbulon se ekziston edhe një mundësi që marrëveshje për postin e presidentit mund të shtyhet për një moment tjetër.

Ai ndër të tjera ka thënë se Lidhja Demokratike nuk ka ndonjë emër për postin e presidentit, por preferon ta ketë një kandidat konsensual.

Intervista e plotë:

LDK ka treguar gatishmëri dhe vullnet të mirë që të arrihet një marrëveshje. Ka mbetur roli jonë kushtetues në institucionet qendrore.

Ne duhet të punojmë bashkërisht që një emër i përbashkët do të përfundonte marrëveshjen. Po harxhohet oksigjen politik, është një zotim, një formulim i ri. Po mundohemi të arrijmë një marrëveshje që jep frymë. Pritja është e madhe. Ne do të punojmë që të arrihet kjo marrëveshje.

Keni LDK një emër për Presidentin?

Nuk kemi emër, sepse në traditën tonë politike emri nuk paragjykohet. Presidenti pritet për të qenë në detyrë në mars. Nëse kjo nuk ndodh atëherë janë dy rreziqe. Rreziku i parë është që partitë e koalicionit do të punojnë për një emër. E dyta është që do të vijim në një krizë politike që na çon në zgjedhje pa arritur në zgjedhjen e Presidentit.

LDK të propozojë një president nga radhët e veta apo një emër nga bota akademike?

Ne besojmë se emri i LDK ka për ti bërë nder nominimit. Ne kemi dhënë 2 presidentë Ibrahim Rugovës dhe Fatmir Sejdiut. Praktikisht angazhimi i LDK është për të ofruar president konsensual. Tani ne do të ofrojmë emra që me partnerët do i diskutojmë dhe do ndërtojmë një konsensus.

Duket që VV nuk është fare e gatshme në kuptimin që të provojë këtë kërkesë të LDK dhe thotë që kur të vijë koha të interesojmë për Presidentin, ju që kërkoni që kjo çështje të futet tani në paketë dhe që VV kërkon që të ketë një paragraf që do diskutoni çfarë ndodh?

Mosbesimi politik është një prej hendeqeve që po na ndan më shumë. Nëse kryeministri është i pranueshëm për të gjithë ne, edhe një President duhet me ardh në sensin e njëjtë. Edhe unë angazhohem për një president përtej kornizës së koalicionit

Çfarë ndodh nëse nuk arrini të merreni vesh?

Do të arrijmë në një definicion dhe do të tejkalohet edhe çështja e Presidentit. Kjo mund të përballohet në ditët në vijim. Është kohë e mjaftueshme.

Nëse nuk bini dakord për këtë çështje do tërhiqeni?

Ne jemi të qartë ose koalicion me VV ose opozitë.

Jeni të përgatitur nëse të enjten nuk arrihet marrëveshja të mblidhet një Kuvend që të shpërndajë veten e vet?

Unë besoj se deri aty nuk do vihet, nëse vihet LDK nuk ka propozim për kryetar të Kuvendit. Besoj shumë se 2-3 opsionet që janë në tavolinë të definohet plani.

Cila ofertë do ishte?

Mund të mbetet edhe më vonë zgjidhja e definicionit për Presidentin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

7 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

22 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago