POLITIKE

Dorëzohet Vuqiçi: Nuk mund të mposhtim NATO-n dhe nuk dua të vdesim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në Beograd se vendet perëndimore bombarduan Jugosllavinë me qëllim që Kosova të jetë e pavarur dhe jo për shkak të politikave të liderit të atëhershëm serb Slobodan Millosheviç.

“Ata që na goditën nuk e bënë për shkak të Sllobodan Millosheviçit, por për shkak të interesave të tyre gjeopolitike, për të na vjedhur Kosovën. Dhe ata ende janë të habitur se si po luftojmë dhe si po mbrojmë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, tha Vuçiç për RTS.

Vuçiç tha se Beogradi po i ndihmon serbët në Kosovë duke dhënë “para të mëdha” dhe luftë diplomatike dhe se vetëm “njerëzit e papërgjegjshëm” duan një konflikt me NATO-n dhe botën perëndimore.

“Kush mendon se duhet të hyjmë në konflikt me NATO-n, unë do t’i them që nuk është normale dhe do të bëj çmos që të mos ketë kurrë”, tha Vuçiç.

Ai tha se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komuna në veri të Kosovës dhe se qeverisja(lokale) që do të formohet pas tyre nuk do të ketë legjitimitet.

I pyetur se si do të jetë për serbët në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit, Vuçiç tha se do të jetë “keq, si në okupim”, sepse qeverisja do të formohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti do ta sundojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli. Do të jetë keq për serbët, si nën okupim. Po çfarë mund të bëjnë, a duhet të çojë tanke? Nuk mundem, nuk mund të mposhtim NATO-n dhe nuk dua të vdesim. Dua t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore, të shkoj drejt normalizimit”, tha Vuçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago