LAJME

Dosja e SPAK: Erion Veliaj i frikësoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa i frikësoi dëshmitarët

Në dosjen hetimore të SPAK prej 366 faqesh për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, rezulton se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë tentuar të prishin provat dhe të pengojnë punën e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se në rastin e Veliajt ekziston “rreziku i helmimit të provave” dhe ngadalësimit apo devijimit në mënyrë të parregullt të procesit për shkak të funksionit publik që ai mban, por edhe prej sjelljes së tij në raport me agjentët e BKH.

SPAK konstaton se kryebashkiaku i Tiranës ka dërguar mesazhe intimiduese të një natyre të fortë në drejtim të agjentëve të BKH që kishin në dorë çështjen e tij.

“Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit c BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimi ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

SPAK nënvizon më tej se ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak, sidomos në raport me personat që janë thirrur për të bërë deklarime pranë SPAK, por edhe me sjelljen që kanë shfaqur Veliaj dhe Xoxa gjatë kësaj periudhe.

Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues. Gjithashtu, prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e “Partners Law” shpk, dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksioneve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës. Nga ana tjetër, duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqendruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, është e qartë se mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni është e prekshme, përsa kohë që nga vetë natyra e tij hierarkike persona të varur në funksionet e tyre mund të intimidohen nga shtetasi nën hetim.”

Ndërkohë, GJKKO çmon se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se shumica e deklaruesve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme janë kontaktuar para dhe pas seancave të marrjes në pyetje nga bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa.

“Akoma më e rëndë paraqitet kjo situatë po të kemi në konsideratë dyshimet për kryerjen e veprimeve të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një pjesë e madhe e deklaruesve ka pohuar se janë kontaktuar nga shtetësja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej sajduke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues”, nënvizohet në dosjen hetimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

18 orë ago