LAJME

Dragash: 35-vjeçari i shkon në shtëpi dhe e rrah të riun që ia ngacmoi vajzën

Rastet e ngacmimeve të vajzave e grave në vendin tonë janë bërë goxha të shpeshta dhe më shqetësues është fakti se viktimat jo rrallëherë janë të mitura.

Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Dragash, ka shkaktuar sherr mes të dyshuarit dhe babait të viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se V.M. 35-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person, pasi i njëjti ia kishte ngacmuar të bijën e tij, të moshës së mitur.

Rasti ka ndodhur në fshatin Blaq dhe u zbulua pasi viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, e më pas u njoftuar edhe Policia për detajet e rastit.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i ka shkuar viktimës të shtëpia e tij, ku dyshohet se e ka rrahur dhe më pas është larguar.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën “Lëndim I lehtë trupor”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago