Djali 17-vjeçar i ish-kantautores Sinead O’Connor ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar prej saj në Twitter.
“Djali im i bukur, drita e jetës sime, ka vendosur t’i japë fund luftës së tij tokësore dhe tani është me Zotin. U prehtë në paqe dhe askush mos e ndjek shembullin e tij.
Të dua shumë”, ka shkruar Sinead në rrjetet sociale.
Daily Mail shkruan se adoleshenti Shane u zhduk të enjten dshe se policia nisi menjëherë kërkimet.
Shane u pa për herë të fundit në lagjen Tallaght në jug të Dublinit dhe policia njoftoi të shtunën se kërkimi ishte pezulluar.
“Pas zbulimit të trupit në Bray, Wicklow, të premten, më 7 janar, hetimi për 17-vjeçarin e zhdukur Shane O’Connor u pezullua,” tha një zëdhënës i policisë.
Sinead ka tre fëmijë të tjerë, djalin 34-vjeçar Jake Reynolds, vajzën 25-vjeçare Roisin dhe Yeshu-n 15-vjeçare.
Nuk dihet ende se si ka ndërruar jetë Shane apo se ç’lloj jete bënte, pas së cilës nëna e tij, një figurë e shquar e botës së muzikës në vitet ’90 ka uruar që askush tjetër të mos ketë jetën e tij.
Sinead, pak kohë më parë, pas një periudhe të vështirë psikologjike, shpalli se po përqafon Islamin.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…