Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka mposhtur koronavirusin pas 40 ditësh përballjeje me të.
Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, sopranoja Arta Jashari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
Jashari vuan edhe nga sëmundje tjera shoqëruese si diabeti, tensioni i gjakut e madje ka të vendosura edhe 4 stenda.
Në postimin e saj Arta Jashari ka thënë se më në fund e përqafoi babain e saj pa veshje “kosmonauti”.
Kujtojmë se për shkak të gjendjes shëndetësore të Baki Jasharit, Filharmonia e Kosovës anuloi koncertin i cili ishtë planifikuar që të transmetohet online dhe si përmbajtje kishte vepra simfonime të marra nga motive të muzikës burimore shqipe.
Ky është postimi i plotë i Arta Jasharit:
Pas thuajse 40 ditesh lufte me Covid19 , babi im me 4 stenda , diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma ne fund u perqafuam pa veshje kosmonauti . Eshte nje moment teper i prekshem per neve dhe ju falenderoj te gjithve qe me keni qendruar prane mua e familjes sime 🙏🏼❤️ ZOTI JU SHPERBLEFTE ! Zoti ju ndihmofte te gjith juve qe jeni ne kete sfide …
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…