Drejtori i Mbrojtjes Civile Trut: ‘Kishte edhe fëmijë në mesin e udhëtarëve’

Për shkak të aksidentit të tmerrshëm të trafikut, Ministri i Shëndetësisë Vili Beroš dhe Drejtori i Mbrojtjes Civile Damir Trut arriten në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të lënduar.


“Në autobus kishte 67 pasagjerë dhe dy shofer. 44 pasagjerë u pranuan në spitalin Slavonski Brod, tetë prej tyre u plagosën rëndë. 14 pasagjerë dhe një shofer u vendosën në stacionin e policisë, në pritje për strehim,” tha Trut. Ai tha se kishte edhe fëmijë në autobus,  duke shtuar se ai nuk mund të thoshte nëse fëmijët ishin në mesin e viktimave.