Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do të veprojë në përputhje me interesat e saj sa i takon zhvendosjes së ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem të Izraelit.
Mirëpo, sipas Vuçiqit, interesat e Serbisë kanë ndryshuar pasi Izraeli njohu Kosovën.
Sot, më 1 korrik, skadon afati i përcaktuar për Serbinë që të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem.
Afati përcaktohet në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti.
Dokumenti kishte 15 pika të njëjta që Serbia dhe Kosova nënshkruan me Shtetet e Bashkuara, por pika e fundit e dokumentit ishte e ndryshme.
Kosova nënshkroi për njohje të ndërsjellë me Izraelin, ndërsa Serbia se do të zhvendoste ambasadën në Jerusalem, deri më 1 korrik 2021.
Kosova e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem.
Statusi i Jerusalemit është një nga pikat qëndrore të konfliktit të gjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.
Palestinezët e pretendojnë Jerusalemin lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.
“Ne kishim marrëveshje dhe unë kam pasur një bisedë me kryeministrin izraelit dhe ia kam bërë të qartë se nuk kam nënshkruar dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët, por vetëm me amerikanët, dhe kjo ka ndikuar edhe raportet e Izraelit ndaj nesh”, tha Vuçiq.
“Mos u shqetësoni për pozicionin e Serbisë. Ne do të qëndrojmë edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me interesat e Serbisë dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës. Respektojmë miqësinë me Izraelin, por duke respektuar edhe veten. Ju nuk mund të na thoni – ne kemi njohur pavarësinë në një pjesë të territorit tuaj dhe tash ju urdhëroni”, tha Vuçiq.
Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…