LAJME

Drejtori i Policisë Shkodër: Dhuna, shkak i vetëvrasjes! Alma Arrazi nuk ka denoncuar

Përmes një lidhjeje direkte për “Opinion” mbrëmjen e sotme në Tv Klan, drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj deklaroi se të gjitha dyshimet e deritanishme janë për vetëvrasje të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj të mitur. Aktualisht, ai theksoi se ka prova për dhunë në familje.


Edmond Sulaj: Referuar kallëzimit të bërë nga babai i fëmijëve në datë 3 Maj, kanë nisur kërkimet për gjetjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të mitrut të cilët janë konsideruar si të larguar nga banesa. Pas kallëzimit, menjëherë është kontaktuar me familjarët e bashkëshortes të cilët na kanë bërë me dije se nuk kanë kontaktuar me të. Një ditë më mbrapa në datë 4, një peshkatar i zonës ka njoftuar se ka gjetur trupin e një fëmijë në lumin Buna. Ka shkuar grupi hetimor, ka bërë identifikimin nëpërmjet fotografisë. Kufoma nuk ka rezultuaar me shenja dhune.

-Ky është i vetmi detaj që ju bën të mendoni se nuk ka qenë një vrasje?

Edmond Sulaj: Dua të shtoj faktin se në datë 2, Alma Arrazi ka qenë nën shoqërinë e kunatës së vet në një lokal në hyrje të Shkodrës. Ka qenë bisedë e qetë, referuar kamerave ka ecur drejt daljes së qytetit.

-Po në urën e Bunës ka kamera?

Edmond Sulaj: Ka kamera, por për shkak të errësirës nuk është konstatuar vetëhedhja nga ura. Referuar dëshmisë së kunatës, të cilës i ka thënë se do të largohet dhe se e pret vëllai me taksi, është trajtuar si e larguar. Me gjetjen e fëmijës së parë, vajzës 9 vjeç, të gjitha dyshimet bazuar në fakte të çojnë se dhuna ka qenë shkak i vetëvrasjes.

Sulaj tha se nuk ka asnjë denoncim të kryer nga 39 vjeçarja, të afërm apo fqinjë të saj.

Edmond Sulaj: Nuk ka qenë dhunë e evidentuar, s’kemi pasur asnjë rast të denoncuar. As nga familjarët, apo komshinjtë.

-A ka pasur tentativa për t’u divorcuar?

Edmond Sulaj: Nuk duhet të hyj në detaje, sepse janë pjesë e hetimit. Hetimet vazhdojnë intensivisht, kemi dyshime të arsyeshme për vetëvrasje. Aktualisht që po flasim kërkimet vazhdojnë, gjej rastin të falenderoj banorët e zonës të cilët janë ofruar për ndihmë, pasi janë njohës të mirë të terrenit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago