Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar Turqinë, duke thënë se është i tmerruar nga sjellja e këtij vendi dhe ka konsideruar se ai e ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas furnizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me “mijëra” dronë kamikazë Skydagger.
“Tash është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, ka deklaruar Vuçiç.
Në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përveç sisitemit turk “OMTAS” për shkatërrimin e tankeve dhe fluturakeve pa pilot “Bayraktar” për mbështetje ajrore, do të jenë edhe dronët kamikazë “Skydagger” që shërbejnë për misione goditëse.
Një kontingjent i madh i dronëve “Skydagger” mbërriti të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Në mesin e kontejnerëve gjenden mijëra dronë kamikazë të tipit “Ready-to-Fly” të destinuar për goditjen e objektivave statike dhe lëvizëse, duke i mundësuar FSK-së rritjen e aftësive goditëse në distancë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…