Festimet për 28 nëntorin, në 110-vjetorin e Pavarësisë kanë kulmuar me festivalin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa në Sheshin ‘Skënderbej’.
Koncerti ka nisur me këngëtaren Elvana Gjatën dhe këngën ‘Kuqezi’. Në shesh janë qindra qytetarët që kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin në këtë mbrëmje.
Në nisje të koncertit, ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj.
“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, – tha ajo.
2 ditë më parë Dua Lipa mori edhe nënshtetësinë shqiptare. Një ditë më pas ajo u pajies edhe me pasaportë. Këngëtarja tha se ishte shumë e nderuar për këtë akt.