Këngëtarja britanike Dua Lipa është duke u takuar fshehurazi me ish të dashurin e “rivales” Rita Ora.
Sipas “The Sun” Lipa, 27 vjeç, është lidhur me regjisorin francez Romain Gavras, 41 vjeç, i cili njihet më së shumti për regjinë e videoklipit për reperët Kanye West dhe Jay Z.
Babai i tij, 90-vjeçari Costa Gavras, ka fituar çmime të shumta Oscar.
“Dua dhe Romain janë njohur për disa muaj”, tha një burim për gazetën britanike.
“Ata e kanë shijuar kalimin e kohë së bashku. Dyshja u takuan në rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.
“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”.
Lipa u fotografua duke lënë pas festën e çmimeve BAFTA në Londër me Gavras javën e kaluar, ndonëse regjisori e ndoqi një distancë të shkurtër.
Ata hynë në një makinë të drejtuar nga shoferi përpara se të largoheshin.
Dyshja u shfaqën gjithashtu në një postim në Instagram gjatë Krishtlindjeve, së bashku me miq të tjerë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…