Andrew Tate aktualisht ndodhet në qelinë e Rumanisë por që pas arrestimit të tij, në rrjet po qarkullon një intervistë e disa muajve më parë ku ka folur as më pak e as më shumë se për Dua Lipën.
Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se është i dashuruar me këngëtaren e njohur shqiptare. Tate madje shtoi gjithashtu se do të dëshironte të kishte me të një djalë gjysmë-shqiptar të fortë. Por kur mendoi se Dua mund të ishte feministe gjë që ai e urren hodhi poshtë këtë ide.
“Kam parë një video të Dua Lipës shumë kohë më parë. Ajo ndodhej në Shqipëri duke bërë një valle tradicionale shqiptare. Mendoj se ajo do të mund të më jepte djem të fortë gjysmë-shqiptarë – ndoshta do të zgjidhja atë”.
“Por unë mendoj se ajo është një feministe ose një budallaqe. Pra, nëse do të flisja me të për më shumë se dy minuta, do të largohesha me siguri”, tha ylli romuno-britanik.
Kujtojmë që Andrew Tate mendon se gratë i përkasin shtëpisë, nuk mund të ngasin makinën dhe janë pronë e një burri.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…