Qindra familje në Nartë të Vlorës kanë mbetur pa ujë prej më shumë se 10 ditësh. Banorët e kësaj zone i janë drejtuar këtë të hënë bashkisë së Vlorës për të kërkuar zgjidhje të problemit. Sipas tyre, me këtë problematikë janë përballur çdo verë, ku mungon furnizimi me ujë.
Banorët kanë zhvilluar dhe një takim me përfaqësues të institucionit. Këta të fundit i kanë premtuar zgjidhjet e problemit, ndërsa banorët i kanë dhënë afat, në të kundërt do t’u drejtohen institucioneve qendrore ne Tiranë.
Ata theksojnë se mungesa e ujit ndikon vetëm negativisht në fshatin Nartë.
Banorët në fshat konfirmojnë se kjo problematikë zgjat prej kohësh pa asnjë zgjidhje ndërsa kërkojnë ujë në banesat e tyre. Duke pritur zgjidhjen e situatës, ata thonë se nëse nuk ndryshon gjë protestat do të vijojnë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…