POLITIKE

“Duan të sulmojnë Turqinë”, Erdogan kundër Izraelit: Ata nuk njohin limite!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka ngritur alarmin se, Izraeli kërkon të pushtojë pjesë të Turqisë sapo të përfundojë luftën kundër Hamasit. Sipas Erdogan, Netanyahu shumë shpejt me idenë e tokave të premtuara mund të vijë në brigjet e Aanadollit.

“Ky shtet i terrorizmit, ky shtet që nuk njeh limite, nëse nuk ndalet, me premtimin për të arritur në tokën e premtuar, herët apo vonë, do vijë në Anatolia. Izraeli nuk po godet vetëm palestinezët në Gaza. Po na sulmon edhe ne. Hamasi ndërkohë po mbron vijën kufitare me Anatolian.”, tha Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan u bëri thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit pasi Hamasi të pranojë marrëveshjen për armëpushimin. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të rrisin presionin ndaj Izraelit.

Sakaq, Erdogan tha se qindra mijëra palestinezë janë zhvendosur në Liban, Jordani, Siri dhe vende të tjera të rajonit, duke marrë me vete vetëm çelësat e shtëpive të tyre dhe filluan një jetë të vështirë në kampet e refugjatëve. Sipas Erdogan, faji bie mbi kombin hebre të cilët i quajti të llastuar dhe barbar.

“Askush nuk duhet të presë që ne të heshtim apo të zbusim fjalët tona. Ata janë sa të pafytyrë aq edhe vrasës, janë të llastuar aq sa janë barbarë”, vijoi Recep Tayyip Erdogan.

Turqia dhe presidenti i saj Erdogan e kanë kundërshtuar ashpër Izraelin që kur filloi luftën e tij në Gaza. Erdogan ka refuzuar ta quajë Hamasin një organizatë terroriste dhe ka akuzuar qeverinë e Benjamin Netanyahut për krime lufte.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

49 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago