Vrasja e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt u porosit për hakmarrjeje për marrjen e kontrollit të lojërave të fatit. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 4 anëtarët e këtij grupi kriminal që kishte thurur planin, që rezultoi një dështim. Bëhet fjalë për Leonard Luzi (Zejno), i cili u financua për të thurur planin e vrasjes, Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili do të kryente ekzekutimin e Hajrullës dhe Matodashajt, si edhe Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno në rolin e bashkëpunëtorëve.
Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për disa vepra prenale, më konkretish “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Si nisi konflikti dhe plani i thurur për vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës?
Në 22 shkurt të vitit 2013 është ekzekutuar me armë zjarri Erigert Zejno. Një nga personat e e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij, e ndërsa pak muaj më vonë hetimet u pezulluan totalisht për zbulimin e autorëve të këtij ekzekutimi.
Pas kësaj ngjarjeje, kushëriri i viktimës, Leonard Luzi (Zejno), është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj, si edhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.
Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Këto 2 të fundit kanë sjellë armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, i cili ishte ngarkuar për të kryer vrasjes. Gjithashtu, detyra e tyre ka qenë edhe për gjendjen e 2 objektivave si edhe për të ndihmuar në fund autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes.
Si dështoi plani?
Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gush të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin. Pra pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje.
Hetimet
SPAK i ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të katër të pandehurve, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar kush është porositësi. “Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, vazhdojnë hetimet në kuadër të një procedimi penal të ndarë, i cili synon zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Kush është Inez Hajrulla?
Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë, ndërsa u ka shpëtuar 3 tentativave për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017, në 2019 dhe së fundmi në 2023. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë.