Vladimir Putin nuk po e godet botën vetëm duke treguar fuqinë ushtarake të vendit të tij, por së fundmi, ai ka nisur të artikulojë në raste të veçanta edhe disa paradigma social-kulturore të botës perëndimore, ndër të cilat ka edhe prej tyre, të cilat janë të diskutueshme.
Fjala bie, prej kohësh, shihet si një fenomen shqetësues i njohur si “cancel culture”, i cili praktikisht ka të bëjë me shfarosjen tërësore të një prone intelektuale, në rast se bie ndesh me qëndrime apo ekzistencën e një pale tjetër.
Këtë gjë, Putini e ka përdorur për t’iu adresuar fituesve të çmimeve presidenciale për letërsinë dhe artin e të rinjve dhe fëmijëve.
“Ata po përpiqen të shfarosin shtetin tonë mijëra-vjeçar”, artikuloi kreu i Kremlinit përpara laureantëve. “Edh vetë njerëzit tanë duan t’i zhdukin. Po flas për diskriminimin progresiv të gjithçkaje të lidhur me Rusinë, nga shtetet perëndimore”.
Sipas Putinit, gjithnjë duke përdorur si bazë paradigmën e “cancel culture”, kjo gjë në Evropë, nuk ndodh prej 90 vjetësh, kur nazistët gjermanë donin të pushtonin botën dhe të zhduknin hebrenjtë nga faqja e dheut.
Në vëmendje, Putin sjell edhe raste të shumta të komunitetit LGBTIQ, të cilët janë përpjekur në dekadën e fundit të “anulojnë” njerëz të ndryshëm me impakt global, si në rastin e shkrimtares së sagës “Harry Potter”, J.K. Rowling.
Vetë Rowling në fakt, e ka dëgjuar atë çfarë Putini ka thënë dhe ka replikuar në Twitter, se ndoshta është më mirë që këtë gjë, të “mos e artikulojë një person që po vret rezistencën dhe njerëzit e një shteti apo që po helmon dhe burgos kritikët e tij”.
Por, sipas Putinit, kjo shkon përtej kësaj, duke formuluar teza se si bota perëndimore po kërkon të zhdukë edhe emra të mëdhenj në historinë e letërsisë, si Fyodor Dostoevski, apo edhe muzikantë e kompozitorë të njohur si Tchaikovsky apo Shostakovich e Rachmaninoff.
Megjithatë, sipas numrit një të Moskës, Perëndimi nuk do të arrijë të shfarosë historinë ruse të artit e kulturës. Aq më pak, krenarinë që shoqëria në vendin siberian, ka për të shkuarën.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…