LAJME

“Duhna mu gjyku vetëm me ligj islam”, të akuzuarit për sulmin ndaj Valon Sylës s’pranojnë të gjykohen me ligjet e Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën është mbajtur shqyrtimi fillestar në të cilin të akuzuarit Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani janë mbrojtur në heshtje, duke mos pranuar që të gjykohen sipas ligjeve në fuqi por vetëm sipas ligjeve fetare.

Fillimisht, i akuzuari Lum Dervishi tha se nuk pranon të gjykohet me ligjet në fuqi, por se sulmin e bërë ndaj të dëmtuarit gazetarit Valon Syla nuk e mohoi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk pranoj të gjykohem me këto ligje, nuk e kam mohu në stacion. E kam pranu në Prokurori, e pranoj edhe tash”, tha i akuzuari Dervishi.

Kurse, i akuzuari Kenan Hasani tha se mund të gjykohet vetëm më ligjet islame dhe se nuk e pranon gjykimin i cili po bëhet.

“Veprimin edhe unë e pranoj çfarë ka ndodhë, mirëpo gjykimin nuk e pranoj sepse si mysliman duhna m’u gjyku vetëm me ligj islam, unë nuk deklarohem”, tha i akuzuari Kenan Hasani.

Dhe në fund, i akuzuari Okan Hasani tha se nuk mund të deklarohet dhe se nuk pranon një gjykim të tillë.

“Nuk mund të deklarohem”, tha i akuzuari i fundi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

3 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

18 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago