FOTO&VIDEO

Duke iu dridhur zëri, gazetari Ilir Ikonomi: Kjo ishte dita ime e fundit në “Zërin e Amerikës”

Pas tre dekadash tek Zëri i Amerikës, gazetari Ilir Ikonomi drejtoi të premten emisionin e fundit të një karriere, gjatë së cilës ka mbuluar ngjarje madhore në Shetet e Bashkuara, Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka publik shqipfolës.


Ja përshëndetja e tij për audiencën e Zërit të Amerikës:

“Përpara se të ndahemi, do të desha t’ju njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time.

Pas pothuajse tre dekadash, ndihem i privilegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës. Por unë do të desha t’ju them ju të gjithëve, shikuesve tanë: ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju, për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota.

Në këto momente kujtoj njërën nga ngjarjet kulmore të karrierës sime – 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë bashkë me trupat e NATO-s dhe raportova prej andej për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor.

Ngjarje si kjo dhe të tjera do të mbeten të pashlyera në kujtesën time.

Kur u krijua Zëri i Amerikës rreth 80 vjet më parë, prezantuesi i saj William Harlan Hale, tha disa fjalë monumentale që ne i përmendim vazhdimisht si kredon tonë. Ai tha: “Lajmet mund të jenë të mira për ne, ose të këqia. Ne do t’ju themi të vërtetën.”

Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë sepse kërkon guxim, kërkon punë. Dhe unë besoj se gazetarëve të Zërit të Amerikës, që punojnë jashtë ndërhyrjes nga qeveria, mund t’u njihet plotësisht kjo meritë.

Prandaj them se për mua ka qenë një nder, nëse kam ndihmuar sado pak në këtë përpjekje.

Për Zërin e Amerikës, unë jam Ilir Ikonomi.

Natën e Mirë!”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago