Dyshime u ngritën në lidhje me aksidentin që çoi në shembjen e urës në Baltimore.
Megjithatë teoritë konspirative u hodhën poshtë nga autoritetet policore, të cilët deklarojnë se nuk kishte prova se përplasja e anijes që shkaktoi shembjen e urës Francis Scott Key ishte e qëllimshme.
“Nuk ka absolutisht asnjë tregues se ka qenë një sulm terrorist, apo se aksidenti ka qenë i qëllimshëm”, tha shefi Richard Ëorley në një konferencë shtypi.
Byroja Ferale e Hetimit (FBI) po i bashkohej hetimit për shkakun e përplasjes.
Ndërkohë, ende vijon puna për të gjetur persona të cilët i mbijetuan përplasjes dhe ujërave të ftohta.
Kryebashkiaku Brandon M. Scott tha se gjithçka dukej si një film aksion.
“Asnjëherë nuk do të mendoja se do ta shihja urën të rrëzohej ashtu. Dukej si film aksion”, tha ai.
Ekspertët vlerësojnë se rindërtimi i urës do të këkojë një buxhet prej 600 milionë dollarë.
David Mackenzie, kryetar i konsulencës së inxhinierisë dhe arkitekturës COWIfonden, tha për Sky News se ndërtimi i urës në vitet 1970 kushtoi afërsisht 60 milion dollarë.
Rindërtimi i saj aktualisht sipas tij do të kushtojë 10 herë më shumë.
Mackenzie tha se do të jetë i nevojshëm një ridizajnim të plotë me mbrojtje të përmirësuar nga anijet.