Grupi Punues i Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian për Kapitullin 35 ka dënuar gjuhën e urrejtjes të përdorur ndaj shqiptarëve nga ministri i brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili “vazhdimisht i quan shqiptarët ‘siptari’”, duke i fyer kështu “dinjitetin shqiptarëve si tërësi”.
“Deklarime të këtilla nga zyrtarë të lartë të Republikës së Serbisë shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, parësisht vetë atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha GPBE.
“Është obligim i të gjithë zyrtarëve publik të respektojnë ligjet, normat, dinjitetin e të gjithëve, të shumicës kombëtare dhe pakicave, të promovojnë tolerancë, kulturë të dialogut dhe politikë ripajtimi”, thuhet në deklaratë.
Thirrje i bëhet Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do dënojnë hapur format e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes kundër popullit shqiptar.
“Deklaratat joadekuate të ministrit Vulin bëjnë dëm të pariparueshëm jo vetëm në publikun e brendshëm, por edhe ndaj dialogut Beograd-Prishtinë, marrëdhëniet Serbi-Prishtinë dhe reputacionin e vendit në rajon”, thuhet më tej në deklaratë.
Ministri fashist serb vazhdimisht përdor termin fyes “siptari” drejtuar shqiptarëve.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…