Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka pritur në një takim kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësues të OMONIA-s gjatë vizitës që po zhvillojnë në Athinë, ku takuan edhe kryeministrin Mitsotakis. Presidenti grek e vendosi theksin edhe njëherë te mbrojtja e minoritetit duke i kujtuar Shqipërisë konventat ndërkombëtare.
“Greqia gjithmonë do të luajë, në tërësinë e saj, rolin e mbrojtjes së të drejtave të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri. Respektimi i plotë dhe i sinqertë i Shqipërisë për të gjitha këto të drejta varet po aq sa edhe nga niveli i marrëdhënieve tona bilaterale dhe bilaterale” tha ai.
Ndërsa Dule u ankua për kushtet në Shqipëri. “Ne jemi në një pikë kritike, ku janë në pyetje çështje të rëndësishme dhe thelbësore, siç janë pronësia, regjistrimi i ardhshëm i popullsisë dhe respektimi i të drejtës së vetëdeklarimit. Këto janë çështje që kërkojnë përkushtimin dhe mbështetjen nga të gjithë, në mënyrë që edhe në Shqipëri të respektohen” tha ai.
Ndërsa kryeministri Kiriakos Micotaqis u shpreh se “Llogaritë e mira bëjnë miq të mirë. Shqipëria të vazhdojë me një regjistrim të paanshëm dhe objektiv të popullatës së saj, duke respektuar plotësisht të drejtën e vetëdeklarimit dhe të garantojë në praktikë pronën dhe të drejtat e Minoritetit Kombëtar Grek. Gjithashtu duhet të shmangim veprimet që minojnë rregullat e fqinjësisë së mire ose retorikën për çështje jo-ekzistuese. U takova me përfaqësuesit e minoritarëve tanë në Shqipëri, ku dëgjova problemet që ata hasin, dhe përsërita pikërisht atë që po them këtu”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…