Islamikët dhe mbështetësit e dyshuar të Shtetit Islamik, të deportuar në Gjermani nga Turqia, do t’i nënshtrohen kontrolleve të hollësishme, për të siguruar që nuk paraqesin asnjë kërcënim për sigurinë e shtetit, deklaroi kancelarja Angela Merkel.
Sipas shërbimeve të sigurisë, Merkel e bëri këtë deklaratë një ditë pasi një familje prej shtatë vetash, me origjinë nga Iraku, mbërriti në Berlin. Prindërit u përshkruan se i përkisnin lëvizjes salafiste dhe të gjithë anëtarët e familjes kanë nënshtetësi gjermane, përveç babait.
Turqia i përshkroi ata si luftëtarë të huaj terroristë.
“Të internuarit do të vlerësohen në qendrat kundër terrorizmit të drejtuara nga qeveria federale dhe shtetet individuale”, theksoi Merkel.
Turqia planifikon të deportojë në Gjermani dy gra të martuara me luftëtarë të Shtetit Islamik.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…