FOTO&VIDEO

Dy flukse “të lehta” të ajrit të ftohtë polar!

Para nesh janë dy flukse “të lehta” nëse mund ti quajmë kështu të ajrit të ftohtë me origjinë polare.

E para pritet të arrijë sonte dhe nesër me ulje të temperaturave dhe shtim lokal të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë edhe reshje lokale bore. Reshjet e borës nuk do të jenë të mëdha dhe pritet të jenë të karakterit lokal. Në intervale të caktuara mund të ketë reshje të dendura, por të cilat nuk do të zgjasin shumë. Kjo vlenë vetëm për viset kontinentale sië është Kosova, veriu i Malit të Zi, verilindja e Shqipërisë dhe disa vise kryessiht kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës. Fjolla bore priten edhe në disa ultësira të shoqëruara me erëra të ftohta veriore dhe veriperëndimore.

Fluksi i dytë i ajrit të ftohtë polar pritet afërsisht rreth ditës së martë të javës tjetër dhe pritet të jetë pak më i fuqishëm. Edhe ky front i ftohtë nuk do të sjellë reshje të mëdha bore, por reshje sporadike lokale. Gjatë mesit të javës së re do të kemi ulje të theksuara të temperaturave sidomos në vlerat e tyre minimale ku gjatë mëngjesit të hershëm temperatura mund të ulet deri në -10 gradë Celsius.

Pra, Djetori i këtij viti filloi i ftohtë dhe i tillë po vazhdon, por nuk kemi ndonjë goditje konkrete dimërore dhe as nuk pritet të ketë./MeteoBallkan


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago