Janë raportuar dy raste si të dyshuar të infeksionit koronavirus në një spital të Cyrihut, derisa Zvicra është duke rritur masat parandaluese e kontrolluese nëpër aeroporte.
Dy persona janë venodosur në izolim në një spital të Cyrihut të dyshuar për infeksion me virus pasi udhëtuan për në Kinë. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Zvicër. Mjekët dhe laboratorët pritet të raportojnë për rastet e dyshuara të infeksionit koronavirus tek autoritetet brenda dy orës.
Sipas kreut të seksionit të menaxhimit të krizave në Zyrën Federale, paralajëmroi se epidemia mund të përhapet në Zvicër, që është një destinacion popullor për turistët aziatikë. Por ai tha se Zvicra është e përgatitur mirë për skenarin më të keq: ”Ne kemi spitale të pajisura mirë që mund të pranojnë këto raste” tha Mathys.
Virusi është përhapur përtej kufijve të Kinës, duke ngritur shqetësime për një pandemi globale. Më shumë se 2,000 njerëz tani janë infektuar globalisht dhe 56 njerëz në Kinë kanë vdekur nga sëmundja.
Aeroportet e shteteve më të mëdha kanë rritur kontrollin pasi miliona kinezë kanë udhëtuar me rastin e festës së Vitit të Ri Lunar, duke marrë masat e nevojshme parandaluese pasi u bë e ditur se ky virus mund të transmetohet nga personi në person, madje edhe vetëm përmes frymëmarrjes.
Kujtojmë se Zivcra njihet si një nga shtetet ku ka më së shumti shqiptarë,rreth 300 mijë, të cilët vazhdimisht bëjnë udhëtime jashtë shtetit ose jetojnë dhe veprojnë në këtë vend.