Për testet e ardhura nga Serbia në Kosovë, ka reaguar edhe juristi, Dastid Pallaska.
Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti me veprimin e tij e ka shndërruar në një “humanist” një kriminel që sipas tij është presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
“Brenda vendit, trajtimi i aleatit dhe garantuesit kryesor të shtetit, ShBA-ve, si shtet që ka interesa/qëllime të errëta për copëtimin e vendit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Edhe dy “rekorde” të reja nga Kryeministri në ikje.
Në arenën ndërkombëtare, shndërrimi i një krimineli të luftës në “humanist” me një veprim të vetëm.
Brenda vendit, trajtimi i aleatit dhe garantuesit kryesor të shtetit, ShBA-ve, si shtet që ka interesa/qëllime të errëta për copëtimin e vendit.
E gjithë kjo në një ditë të vetme.
Paramendoni edhe sa “rekorde” të tilla do të vendoseshin për katër vite.