LAJME

Dyfishohen punonjësit e huaj në Vlorë, shumica nga India, Bangladeshi dhe Egjipti

Gjinovefa Xhori, specialiste e drejtorisë rajonale të punësimit në Vlorë, konfirmon se këtë vit janë dyfishuar kërkesat për leje punë për punëtorë të huaj.

Kanë ardhur kërkesa nga sektori i ndërtimit, industri mekanike, hoteleri-turizëm dhe fasoneri. Sipërmarrësit kanë kërkuar pajisen me leje pune për shtetas me shtetësi të ndryshme, indiane, nepaleze, bangladeshase, turke, egjiptiane. Egjiptianët punojnë në peshkim, bangladeshasit në sektorin e ndërtimit, indianët në fasoneri.  Në krahasim me vitin e kaluar ka më shumë interes.”

Specialistja bën të ditur se gjatë këtij viti kanë kërkuar leje punë dhe shtetas të tjerë të huaj të cilët kanë hapur sipërmarrje të vogla.

“Kemi dhe një kategori tjetër që pajisen me leje pune, siç janë sipërmarrësit që operojnë në sektorin e pasurive të paluajtshme ose të aktiviteteve të operatorëve turistikë. Janë të vetëpunësuar shtetas nga Rusia dhe Ukraina.”

Në Vlorë aktualisht janë të punësuar me kontrata 6 mujore deri 1 vjeçare, 250 shtetas të huaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago