Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij. Sipas njoftimit të Gjykatës, bëhet fjalë për 1 apartament, dy dyqane dhe 2 garazhe të ndodhura në Tiranë. Gjithashtu, i janë sekuestruar edhe 3 makina, 1 Bentley dhe 2 Audi A8 si edhe një orë Roleks dhe 2750 euro cash.
Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
Një orë dore tip “Roleks”.
Shuma prej 2750 Euro.
“Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R. Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi”, thotë Gjykata.
Redjan Rraja është marrë i pandehur bashkë me Arjol Halilajn, për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, ndodhur në Shkozet të Durrësit, më 1 nëntor më 2019. Rraja dhe Halilaj përballen në gjykatë me akuzën e “vrasjes së funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë në dëm të Ndojës, “vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Malokut dhe mbetur në tentativë ndaj Lahos, si edhe “armëmbajtje pa leje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Atentati ndodhi më 1 nëntor 2019, rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, disa persona me një automjet Benz, ngjyrë gri, që mbante të vendosur targën AA342LM qëlluan më armë zjarri në drejtim të automjetit me targë AA333ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ku për pasojë këta shtetas morën plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri. Si pasojë, ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho iu nënshtruan mjekimit në spital.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…