Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon i ka reaguar ish-ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhajt pasi ky i fundit e quajti interferim politik vizitën e eurodeputetes në Gjykatën Speciale.
Von Cramon në një replikë në Twitter ndaj Hoxhaj ka shkruar se si eurodeputete nuk do të ndërhynte asnjëherë në procesin e punës së Zyrës së Prokurorit Special dhe kjo është shumë e qartë.
Eurodeputetja tutje i ka thënë Hoxhajt se ndërhyrja në punën e gjyqësorit mund të jetë e zakonshme në vendin tuaj por nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale.
“Ti duhet të dish strukturën dhe punën e Zyrës së Prokurorit Special dhe Gjykatës Speciale. Asnjë nga ne nuk do të ndërhynte në asnjë proces. Pse duhet ne ta bëjmë atë? Për neve kjo është e qartë kristal. Si mund të mendosh këtë? Ndoshta është e zakonshme në shtetin tënd, por të sigurojë se kjo nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale. Më vjen keq por kjo është pjesë e punës time. Ti ndoshta nuk e kupton por si Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës unë duhet ta informoj vetveten se rendi dhe ligji është i zbatuar në Kosovë. Sikurse paraardhësi im që ka bërë e kam bërë edhe unë gjithashtu”, ka shkruar Von Cramon në replikën e saj në postimin e Hoxhajt në Twitter.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…