Një 19-vjeçare nga Gjakova, mbrëmjen e së enjtes e ka ftuar një 29-vjeçar në banesën e saj, duke e joshur përmes rrjetit social “Snapchat”. Por pak pasi arriti në banesën e saj, djali nga Gjakova u dëshpërua keq, aty e rrahën dhe e grabitën.
Biseda me një 19-vjeçare i shkoi mirë një djali nga Gjakova, por jo edhe momenti kur ai arriti në banesën e saj.
Dy të rinjtë kishin bisedat përmes rrjetit social “Snapchat”, ku vajza e kishte joshur djalin dhe e kishte ftuar në banesën e tij.
29-vjeçari A.N. kishte shkuar në banesën e vajzës, A.D. me të cilën kishte biseduar. Por, pak pasi arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme.
Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, ia kanë grabitur A.B. portofolin me 160 euro.
Pas grabitjes, të dyshuarit e kanë kërcënuar 29-vjeçarin që të mos e njoftojë policinë për rastin që kishte ngjarë.
E tërë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Gazetën Express Drejtori Rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta ka treguar se është arrestuar e dyshuara A.D. e cila edhe e ka pranuar veprën e kryer.
“Sot gjatë ditës pas një pune operative të hetuesëve nga stacioni policor Gjakovë, është arrestuar e dyshuara e cila e ka pranuar se veprën e ka kryer duke bashkëpunuar me të dashurin e saj dhe një shokun e tij, të cilët janë identifikuar nga policia por që ende janë në arrati”, ka theksuar Graishta.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…