E dehur tapë, gruaja në Prishtinë rrah policin që e ndaloi – e godet dhe ia hedh telefonin nga dora

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është sulmuar një zyrtar policor në Prishtinë.

Sipas Policisë në lokacionin tek “Rrethi i Çagllavicës” njësia policore ka ndaluar një veturë në komunikacion ku ngasësi i veturës ka qenë në ndikim të alkoolit.

Vozitëses femër është tentuar që t’i bëhet alkotesti, mirëpo e njëjta ka refuzuar.

Ajo ka sulmuar njërin nga zyrtarët duke e goditur në dorë, duke ja hedhur telefonin në tokë.

Njoftimi i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & DËMTIM PRONE

Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë, 13.10.2021 – 03:30. Njësia policore ka ndaluar një veturë në komunikacion ku ngasësi i veturës ka qenë në ndikim të alkoolit. Në vendngjarje e dyshuara femër kosovare ka sulmuar njërin nga zyrtarët duke e goditur në dorë, duke ja hedhur telefonin në tokë. Është tentuar që ti bëhet alkotesti të dyshuarës mirëpo e njëjta ka refuzuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.