KRYESORE

E dërguan për të eliminuar Zelenskyn, grupi famëkeq “Wanger” pëson humbje të mëdha, ja çfarë zbulojnë përgjimet e ushtarit rus

Në fillim të pushtimit, Putini dërgoi në Ukrainë njësinë speciale të mercenareve, të quajtur “Wanger”. Ata u dërguan atje për një mision të posaçëm: Të ekzekutojnë Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas raporteve të fundit, nga kjo njësi janë shkaktuar mjaft humbje.

Qindra vdekjet mes grupit famëkeq të “Wagner Group” u zbuluan në një telefonatë të përgjuar në shtëpi të bërë nga një ushtar rus.

Në regjistrim, burri dëgjohet duke telefonuar gruan e tij dhe duke u ankuar se “njësia elitare” ishte shkatërruar dhe trupat e tyre ende nuk dihen ku janë.

“Kemi pasur shumë humbje. Qindra mercenarë kanë vdekur, është situatë kaotike”, mësohet të ketë thënë ushtari.

Kujtojmë se njësia “Wanger” është themeluar në vitin 2014 nga Dmitry Valeryevich Utkin, një veteran i forcave speciale të luftës së parë dhe të dytë çeçene, shkruan Mirror.

Wagner Group është një kompani ushtarake private e përdorur shpesh nga Kremlini për të kryer operacione kriminale.

Lidhjet e tij me GRU-në e Moskës – Drejtorinë kryesore të Inteligjencës së Kremlinit – dhe forcat speciale Spetsnaz – nënkuptonin se grupi është ndoshta një zgjatim i të dyjave.

Besohet se titulli “Wagner” vjen nga magjepsja e tij me kompozitorin gjerman dhe entuziazmi për lëvizjen naziste gjermane.

Një burrë i identifikuar si Dimitry Utkin, themeluesi i raportuar i Wagner Group, thuhet se e ka emëruar kompaninë sipas kompozitorit gjerman të preferuar të Hitlerit.

Grupi Wagner ka qenë i lidhur me luftërat civile në Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali dhe lufton përkrah kujtdo besnik të Rusisë .

Dhe operativët e saj, shumë prej tyre ish-forca speciale, kanë qenë të lidhur me një sërë krimesh lufte duke përfshirë torturën, përdhunimin, grabitje dhe vrasje.

Ata gjithashtu besohej se ishin vendosur për të tentuar të vrisnin politikanë dhe udhëheqës ushtarakë ukrainas dhe disa mijëra u vendosën në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago