FOTO&VIDEO

E dogji vëllain në oborr, policisë i tha se po djeg bërllok

Personi me inicialet G.K. nga fshati Bërnjak i Komunës së Rahovecit, e ka pranuar para hetuesve policorë dhe prokurorit të rastit se ka vrarë dhe më pas ka djegur trupin e vëllait të tij, me inicialet B.K. i cili pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë,  fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij më 14 shkurt të këtij viti.

Sipas prokurorisë, i dyshuari e ka përshkruar në hollësi mënyrën se si ka vepruar në ditën kritike. Ndërsa, motivi i vrasjes dyshohet të jetë përfitimi material.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës, se i dyshuari ishte në dijeni se viktima posedon një shumë të madhe parash dhe sipas hetimeve të para motivi i vrasjes ishte për t’ia marrë paratë.

“Dyshohet që përveç mosmarrëveshjeve në mes të të dyshuarit dhe viktimës, motivi mund të jetë edhe për shkak të një shume të madhe parash të cilēn e ka poseduar viktima, pra përfitimi material”, thanë burimet e Gazetës Sinjali.

Poashtu Gazeta Sinjali mëson se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur  35 mijë franga dhe 8 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Bëhet e ditur se është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale, si dhe një gëzhoje e cila pas ekzaminimit të forenzikës është vërtetuar së është shkrepur nga arma e të dyshuarit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago