FOTO&VIDEO

E fejuara e Johnson mesazh prekës për mjekët: S’do ju shpërblej dot kurrë

Kryeministri britanik Boris Johnson, i infektuar nga koronavirusi, arriti të dalë nga gjendja kritike, ndërsa ditën e sotme bëri dhe ragimin e parë përmes një video-mesazhi.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Carrie Symonds, e fejuara e kryeministrit britanik. Symonds shprehet se kurrë nuk do të ndalet së falënderuari mjekët, pasi kryeministri doli nga Spitali i “St Thomas” në qendër të Londrës sot.

Kryeministri kaloi tre netë mes luftës më të madhe në kujdes intensiv, në trajtim oksigjeni para se të transferohej përsëri në një repart të përgjithshëm.

Vetë Symonds njoftoi se ajo ka koronavirus, pasi Johnson hyri në izolim. Të shtunën e kaluar, ajo tha se e kaloi javën e kaluar në shtrat me simptomat kryesore të koronavirus, por që atëherë ishte shëruar.

Symonds, e cila po izolohet në shtëpinë e tyre në Checkers, ka shkruar:

“Kishte raste javën e kaluar që ishin vërtet shumë të errëta. Zemra ime është me të gjithë ata që janë në situata të ngjashme, të shqetësuar e të sëmurë për të dashurit e tyre. Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm NHS tonë të mrekullueshme. Stafi në Spitalin ‘St Thomas’ ka qenë i jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju shpërblej dhe kurrë nuk do të ndalem së falënderuari. Të qenët shtatzënë me Covid-19 është padyshim shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të përditësuara, të cilat unë mendoj se ishin siguruese”.

Johnson, 55 vjeç, u kthye në Buckinghamshire për të pushuar, me një zëdhënës që tha se “me këshillën e ekipit të tij mjekësor, Kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë”.

Për shkak se Kryeministrit do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab ka të ngjarë të mbetet në përgjegjësinë e përditshme për drejtimin e qeverisë britanike, për momentin.

Miqtë e tij zbuluan se sa afër vdekjes kishte qenë Kryeministri. Ata transmetuan një mesazh të Johnson nga “Downing Street”, ku Kryeministri tha se ai ia kishte borxh jetën mjekëve të NHS dhe se “nuk mund t’i falënderoj sa duhet”.

Në të vërtetë, një anëtar i kënaqur i familjes së tij e krahasoi rigjenerimin në një ringjallje biblike, dhe pasi dëgjoi se ishte larguar nga kujdesi kritik, tha; “Ai është ringjallur”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

18 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago