E fshehur mes bananeve, sekuestrohen 250 mln euro kokainë në Holandë

Autoritetet holandeze kanë sekuestruar këtë të shtunë një tjetër sasi rekord kokaine, tre ton lëndë narkotike.

Droga me vlerë 250 mln euro ishte fshehur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit, që ishte nisur nga Ekuadori, ndërsa destinacion përfundimtar dyshohet se kishte Zvicrën.

Operacioni është cilësuar si një ndër më të suksesshmit nga autoritetet holandeze, teksa në mars të këtij viti u kap një tjetër sasi e madhe, 4 ton kokainë, e cila po ashtu kishte ardhur nga Ekuadori.

Pak ditë më parë në Shqipëri u sekuestrua një sasi kokaine, që po ashtu ishte fshehur mes bananeve me origjinë nga Ekuadori.