FOTO&VIDEO

E kanë përdorur edhe klinika fertiliteti në Shqipëri, dhuruesi me gjen kancerogjen është babai i rreth 200 fëmijëve në Europë

Një hetim i gjerë ndërkombëtar ka zbuluar se një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit, ka bërë të mundur lindjen e të paktën 197 fëmijëve në të paktën 14 vende europiane, përfshirë edhe Shqipërinë. Zbulimi ka tronditur familjet e prekura dhe ka ngritur sërish shqetësime për rregullimin e tregut ndërkombëtar të spermës.

Dhuruesi, i cili e ka kryer këtë procedurë që prej vitit 2005 kur ishte student, rezultoi të ketë një mutacion në gjenin TP53, i njohur si shkaktar i sindromës së rrallë Li-Fraumeni. Ky mutacion rrit deri në 90% rrezikun për zhvillimin e kancerit gjatë jetës, veçanërisht gjatë fëmijërisë, si dhe tumorëve të gjirit, trurit, kockave dhe leukemisë. Ndërkohë që dhuruesi është vetë i shëndetshëm, pasi mutacioni është i pranishëm vetëm në rreth 20% të spermës së tij, fëmijët e krijuar nga spermatozoidet e prekura e trashëgojnë mutacionin në çdo qelizë të trupit.

Disa nga fëmijët e lindur me këtë mutacion tashmë janë diagnostikuar me kancer, ndërsa disa kanë ndërruar jetë në një moshë shumë të re. Mjekët që trajtonin këta fëmijë ngritën alarmin në një konferencë ndërkombëtare të këtij viti, duke vënë re se një numër i madh rastesh të ngjashme po lidheshin me të njëjtin dhurues.

Hetimi, i udhëhequr nga 14 transmetues publik europianë, përfshirë BBC, zbuloi se sperma e dhuruesit është shpërndarë në 67 klinika fertiliteti në vende si Danimarka, Belgjika, Spanja, Gjermania, Greqia, Polonia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Serbia, Hungaria, Gjeorgjia, Islanda, Qiproja dhe Shqipëria. Kjo shpërndarje masive ka ndodhur pavarësisht kufizimeve kombëtare për numrin e familjeve që mund të përdorin spermën e një dhuruesi.

Në Belgjikë, ku limiti është gjashtë familje për dhurues, sperma e tij u përdor nga 38 gra duke sjellë në jetë 53 fëmijë vetëm në atë vend. Sipas Bankës Europiane të Spermës, me seli në Danimarkë, kufizimet “fatkeqësisht” janë shkelur në disa shtete.

Harta e shteteve ku është dërguar sperma nga dhuruesi me mutacionin gjenetik. Foto: BBC


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago