FOTO&VIDEO

E kryejnë medresenë, mbeten rrugëve

Viti i ri akademik ka filluar edhe në Fakultetin e Shkencave Islame. Të gjithë medresantët që nuk e zgjodhën këtë fakultet për të vazhduar studimet deri diplomike, nuk do mund të regjistrohen në asnjë drejtim tjetër të ndonjë Universiteti në vend.

Medresantët sërish edhe këtë vit akademik mbeten jashtë universiteteve. Sipas ligjit për arsim të lartë, të gjithë nxënësit që nuk do t’i nënshtrohen maturës shtetërore, nuk do kenë mundësi për regjistrim në studimet deri diplomike. Ministri i Arsimit Arbër Ademi edhe një herë premtoi zgjidhje të këtij problemi.

Nga ana tjetër, Kreu i Bashkësisë Fetare Islame Sulejman ef. Rexhepi u ka bërë thirrje universiteteve në vend që t’i pranojnë medresantët.

Të pyetur se a do ketë pranim të medresantëve nëpër univeristete, nga Universiteti i Tetovës dhe ai i Evropës Juglindore janë shprehur se nuk do të ketë lëshime, sepse një gjë të këtillë e kërkon ligji për arsim të lartë.

“Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Evropës Juglindore është bazuar në Ligjin e arsimit të lartë dhe në bazë të nenit 134, pika 2, në të cilin potencohet se do të shqyrtohen të gjithë aplikimet e maturantëve që e kanë kaluar maturën shtetërore. Në bazë të kësaj dispozite do të merren parasysh të gjithë aplikantët, të cilët kokurrojnë për t’u regjistruan në UEJL.” –tha Vladimir Radevski, Prorektor në UJEL.

Në vitin 2018-2019 në Medresenë “Isa Beu” diplomuan 215 nxënës, shumica e të cilëve nuk do mund të ndjekin studimet e larta. Problemi me medresenë daton me vite dhe premtime për zgjidhjen e statusit të saj janë dhënë në po aq vite nga kur daton ky problem. /Lulzime Ameti/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago