Kjo është rruga që të çon te Syri i Kaltër në Sarandë. Rreth 2 km “rrugë” e mbetur mes rrugëve të cilën e përshkojnë mesatarisht rreth 2000 turistë në ditë, të huaj dhe shqiptarë.
Operatorët turistikë llogarisin se Syrin e Kaltër e vizitojnë rreth 300 mijë vizitorë në vit të cilët paguajnë 100 lekë të reja për hyrjen në park.
Vetëm nga lekët e biletave, rruga do të ishte shtruar disa herë, por kjo nuk ndodh.
Pse?
Sepse askush prej pasanikëve të vendit as ka ndërtuar e as nuk ka planifikuar të ndërtojë ndonjë rezort të shtrenjtë te Syri i Kaltër.
E duke qenë se qeveria vihet në lëvizje vetëm me kërkesën e tyre, rruga për ta nuk ka asnjë interes sepse nuk i shërben atyre që sundojnë vendin./Nisma#thurje