KRYESORE

Operacioni anti-kurd: Turqisë i kanosen sanksione nga SHBA-ja

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara po bëjnë gati një ligj sanksionesh kundër Turqisë, për shkak të ofensivës së saj në Siri.

Kongresistja Liz Cheney tha se Turqia “duhet të përballet me pasoja serioze për sulmet e pamëshirshme ndaj aleatëve tanë kurdë”.

Turqia nisi të mërkurën një operacion ushtarak kundër kurdëve në veri të Sirisë, për të eliminuar, siç tha, “terrorin” përgjatë kufijve të saj.

Operacioni nisi pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e trupave nga zona.

Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si pjesë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde brenda Turqisë për tri dekada me radhë.

Këto milici, që kanë qenë aleate të forcave amerikane në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, e mohojnë çdo lidhje të drejtpërdrejtë organizative me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Një grup prej 29 republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA hartoi legjislacionin për sanksione kundër Ankarasë.

“Nëse Turqia dëshiron të trajtohet si aleate, ajo duhet të fillojë të sillet si e tillë”, tha kongresistja Cheney.

“Kongresi, prej kohësh, ka shqetësime për bashkëpunimin e regjimit të Erdoganit me kundërshtarët amerikanë, të tillë si Rusia”, tha ajo.

Presidenti Trump e mbrojti vendimin e tij për tërheqje të trupave nga Siria, duke thënë në një rast se kurdët “nuk na kanë ndihmiar neve në Luftën e Dytë Botërore”.

Por, ai mori një qëndrim më të ashpër ndaj ofensivës së Turqisë, për shkak të kritikave në SHBA dhe jashtë saj.

Trump tha se sanksionet mund të ndërmerren nëse operacioni i Turqisë “nuk është njerëzor”.

Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve se vija e kuqe nënkupton “spastrim etnik, sulme ajrore, me artileri dhe të tjera kundër popullatës civile”.

Të enjten, në një postim në Twitter, Trump tha se SHBA-ja ka pasur tri zgjedhje: të dërgojë mijëra trupa (në Siri) dhe të fitojë ushtarakisht, të godasë rëndë Turqinë me sanksione ose të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Turqisë dhe kurdëve.

“Shpresoj të jetë kjo e fundit”, u tha më pas Trump gazetarëve.

Erdogan i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare për operacionin në lindje të Lumit Eufrat, duke përsëritur se ofensiva ka për qëllim “të eliminojë terrorin” përgjatë kufijve të Turqisë.

“Që nga fillimi i operacionit, 109 terroristë janë vrarë”, tha Erdogan duke iu referuar luftëtarëve kurdë.

Më herët, ai ka thënë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” atje, ku edhe do të dërgonte miliona refugjatë sirianë.

Luftimet bënë që dhjetëra-mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohet të jenë vrarë./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

5 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

9 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

18 orë ago