Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Kuvend ku pati rrahje mes deputetësh prezentë në seancë.
Hovenier shprehet se do donte që t’mos kishte nevojë të tregonte se dhuna, asnjëherë s’është mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet, megjithatë, përmes një cicërime në twitter ai detyrohet ta përmend atë.
”E mjerueshme të shoh se çfarë ndodhi sot në Kuvendin Kombëtar të Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…