Gjeologët e quajnë atë “Mburoja e Ukrainës”. Kjo tokë në pjesën qendrore të vendit fillon nga kufiri verior me Bjellorusinë deri në brigjet e detit Azov, dhe sipas studimeve të Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës, depozitat e litiumit janë të fshehura në shkëmbinjtë e lashtë të kësaj mburoje. Çështje e rinovueshme.
Dhe tani kemi ardhur te pika e rëndësishme: vendet më të mëdha që janë zbuluar janë kryesisht rreth zonës së Mariupolit, një qytet port i shkatërruar nga bombardimet ruse!
“Kjo mund të mos jetë arsyeja kryesore e pushtimit, por pasuria minerale e Ukrainës është padyshim një nga arsyet pse ky vend është kaq i rëndësishëm për Rusinë,” tha Rod Schoonover, ish-drejtor i Departamentit Kombëtar të Inteligjencës dhe Mjedisit të SHBA-së.
“Nafta e re”
Litiumi përdoret në sasi të mëdha për qëllime të ndryshme si për prodhimin e baterive, për polimerizimin e elastomerëve, në ndërtim dhe për sintezën organike në industrinë farmaceutike dhe argokimike. Vendet që e shesin atë xhirojnë miliarda, ata thonë se litiumi është një “nafta e re”.
Që nga viti 2007, segmentet më të rëndësishme të përdorimit të litiumit kanë qenë bateritë primare (të ashtuquajturat “litium”) dhe akumulatorët (bateritë dytësore ose litium-jon). Pa litium nuk ka celularë, makina, laptopë…, ndaj është e qartë pse mund të bëhen luftëra edhe për këtë mineral.
Ndërkaq, litiumi ukrainas filloi të tërhiqte vëmendjen botërore vitin e kaluar, përpara se agresioni rus të ndalonte kërkimet. Nëntorin e kaluar, kompania australiane European Lithium tha se ishte afër sigurimit të të drejtave për dy depozita premtuese të litiumit në rajonin e Donetskut (Ukraina lindore) dhe Kirovogradit, në qendër të vendit. Në të njëjtin muaj, firma kineze Chengxin Lithium pretendoi gjithashtu të drejta për disa depozita, të cilat do t’i lejonin Kinës të fitonte depozitën e saj të parë në Evropë.
“Meqenëse nuk ka depozita të zhvilluara, dyshoj se burimet e litiumit janë motivimi për sulmet në juglindje,” tha Schoonover për Renewable Matter, por paralajmëroi se nëse rajoni binte nën kontrollin rus, rezervat e litiumit sigurisht që do të përfitonin Kremlinin.
Rezervat botërore
Ukraina ka 10 për qind të rezervave botërore të hekurit, 6 për qind të titanit dhe 20 për qind të grafitit, por gjithashtu ky vend ka më shumë se vetëm minerale. Për shembull, në verilindje, afër kufirit rus, ekziston një pellg sedimentar 400 milionë vjeçar, i mbushur me materiale organike dhe shkëmbinj argjilor të zi që mbartin sasi të mëdha qymyrguri dhe metani. Potenciali është i madh, dhe kjo mbështetet nga fakti se një pjesë e pavarësisë energjetike të SHBA-së është për shkak të nxjerrjes së metanit nga këto shkëmbinj në tokën amerikane.
Ekziston një sektor tjetër që lidhet ngushtë me burimet ukrainase: qeramika italiane. Gjegjësisht, cilësia e pllakave qeramike italiane varet nga importi i argjilës dhe kaolinës nga Ukraina, një mineral i nxjerrë nga guroreja e Donbasit. Në industrinë italiane të qeramikës, 25 për qind e lëndëve të para, përfshirë argjilën që konsiderohet e çmuar, vijnë nga Ukraina.