POLITIKE

E përditshmja greke publikon thirrjet e katër autorëve për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Thirrjet për njohje të Kosovës nga katër autorë grekë janë publikuar në të përditshmen greke “Ta NEA” në edicionin e kësaj fundjave.

Një nga autorët, shkrimi i të cilit po ashtu është i publikuar në këtë gazetë është edhe Ioannis Armakolas, bashkëpunëtor i lartë, hulumtues dhe drejtues i programit të Evropës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”.

Ai ka bërë thirrje që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Në thirrjen e tij, Armakolas ka shkruar se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që dobësojnë rolin e saj ndërkombëtar.

Sipas tij, “inercia”, e cila në Fizikë tregon rezistencë të fortë ndaj ndryshimit, është një term që përshkruan mirë diplomacinë greke.

Një shembull i tillë, Armakolas ka thënë se është politika greke për çështjen e Kosovës.

“Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal. Gjithashtu kontribuon, të paktën në mënyrë indirekte në mbajtjen e rajonit në pasiguri gjeopolitike, për shkak të mos ankorimit në institucionet perëndimore”, ka shkruar ai.

Prandaj, sipas tij, argumentet e atyre që refuzojnë njohjen e Kosovës janë fobike dhe tregojnë moskuptim të realitetit bashkëkohor ballkanik.

Ai ka përmendur edhe reagimin e Serbisë, nëse Greqia do ta njihte shtetësinë e Kosovës.

Sipas tij, në të kaluarën Beogradi është mbështetur tepër në Athinën, edhe kur Serbia zgjodhi politika të pamatura që shkonin kundër interesit kombëtar të Greqisë. Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se Serbia po kultivon sistematikisht një bashkëpunim të ngushtë me regjimin e Erdoganit, i cili, sipas tij, pa sukses deri më tani, po përpiqet të bëhet një “patron” ndërkombëtar i pavarësisë së Kosovës.

“Po mosmarrëveshjet e Greqisë me Shqipërinë? Pse të mbështetet pavarësia e Kosovës kur marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë janë kaq të paqëndrueshme dhe të vështira? Është një fakt i njohur për ata që monitorojnë sistematikisht zhvillimet në Ballkan se faktori transnacional shqiptar ka shumë qendra që nuk bashkërendojnë politikat e tyre. Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës. Roli pozitiv që luajtën shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e ‘çështjes së emrit’ është një shembull i ndikimit të dobishëm që mund të sjellë si rezultat ndërtimi i marrëdhënieve të tilla”, ka thënë ai.

Armakolas ka folur edhe për “rrezikun” e një Shqipërie të madhe.

Ai ka thënë se ky është një skenar është pothuajse i pamundur, pasi sipas tij, elitat shqiptare nuk e mbështesin.

Ai ka thënë se rruga më e sigurt për një skenar të mundshëm të bashkimit të Shqipërisë do të ishte përmes dështimit/kolapsit të shtetit të pavarur të Kosovës si dhe përmes mosintegrimit të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore dhe, në përgjithësi, destabilizimit rajonal.

Ai ka thënë se duke e mbështetur Kosovën, Greqia mbështetë pavarësinë e saj politike dhe kursin autonom.

“Pavarësia e Kosovës është një realitet politik i pakthyeshëm. Një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta. Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës do të kontribuojë në mënyrë të vendosur edhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore, në kuadër të të cilave ajo merr pjesë plotësisht në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët e saj evropianë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Greqia mund të vazhdojë politikën e saj të inercisë, duke lejuar kështu Turqinë dhe fuqitë e tjera të marrin drejtimin në rajon si dhe të shfrytëzojnë kushtet e destabilitetit gjeopolitik që do të krijohej nga paaftësia e Perëndimit për të kontrolluar zhvillimet në Ballkan.

Greqia është një nga pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

8 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

23 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago