POLITIKE

E quajti Erdoganin ‘mi kanalesh’, Turqia reagon ashpër ndaj zv.presidentit të Bundestagut

Turqia ka shprehur zemërim për komentet nënçmuese të bëra nga zëvendëspresidenti i Bundestagut gjerman Wolfgang Kubicki kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ambasadori i Berlinit në Ankara u thirr për t’iu dorëzuar një notë proteste ‘e fortë’ lidhur me deklaratat, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Tanju Bilgic dënoi ‘deklaratat fyese’ të Kubickit të bëra gjatë fushatës së tij zgjedhore në Saksoninë e Poshtme, duke pretenduar se ato ishin ‘të papranueshme’ dhe se politikani ishte ‘i papërshtatshëm’ për pozicionin e tij në parlament.

Ndërsa Ministria e Jashtme nuk bëri të ditur se cilat deklarata të veçanta tërhoqën vëmendjen e Ankarasë, disa media vunë në dukje se Kubicki i referohej Erdoganit si ‘mi kanalesh’, duke e fajësuar atë për krijimin e një krize tjetër emigrantësh në Evropë.

“Deklarata të tilla të pahijshme tregojnë nivelin e tij politik dhe moral dhe zbulojnë vulgaritetin e tij” – tha Bilgic.

Kubicki ka konfirmuar për Reuters se ai në fakt i është referuar Erdoganit si ‘mi kanalesh’ ndërsa i drejtohej një mitingu gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Politikani gjerman, i cili është pjesë e Partisë Demokratike të Lirë, një nga partitë në pushtet në vend, tha se ai e bëri krahasimin ndërsa përpiqej të tërhiqte vëmendjen ndaj rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që lëvizin nga Turqia drejt Gjermanisë.

“Vala e refugjatëve përgjatë rrugës ballkanike nga Turqia po rritet përsëri, gjë që është një sfidë për politikën e jashtme dhe të brendshme gjermane.” – citohet të ketë thënë ai nga Reuters.

Sipas Guardian, Ankaraja ka lejuar mijëra refugjatë sirianë të mblidhen përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, të cilët pritet të përpiqen të kalojnë kolektivisht në BE.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago