Uragani Ian ka mbërritur në gjirin e Floridas, me një forcë katastrofike, duke sjellë me vete erëra të forta, shira dhe stuhi, më të mëdhatë e më të fuqishme në vitet e fundit në Amerikë.
Forcën e tij po e përjetojnë të gjithë raportuesit e specializuar në stuhi të tillë një kategori e veçantë në gazetarinë amerikane.
Video e njërit prej tyre, Jim Cantore, nga më të njohurit dhe me 35 vite eksperiencë, po bën xhiron e rrjetit. Gazetari që njihet për fizikun e tij muskuloz, mezi arrin të mbahet nga era e fortë, madje goditet në mënyrë të rrezikshme nga dega e një peme.
Për fat të mirë, gazetari shpëtoi pa dëme, por pamjet janë impresionuese.
Cape Coral, në jug të Tampa Bay, është mes qyteteve që tashmë janë përmbytur. Duke u përplasur në Florida si një uragan i kategorisë së 4, me erëra deri në 240 km në orë, Ian shkatërroi bregdetin e Floridas, plazhet me rërë dhe ka përmbytur thuajse të gjitha qytetet bregdetare, me zonën që këtë mëngjes të shkatërruar dhe nën ujë.
Pas furisë së Ian, më shumë se 2.2 milionë banorë të Floridas kanë mbetur pa energji elektrike prej orësh. Guvernatori i Floridas, Ron De Santis, paralajmëroi banorët që të përgatiten për disa ditë vërtet të vështira, ndërsa i kërkoi që të izolohen ku të munden, larg ujit që ka dalë kudo në qytete. Mijëra shtëpi e biznese janë përmbytur tashmë, rrugët janë shkatërruar e jeta duket sikur është paralizuar.
Pamje apokaliptike, uragani godet Florida-n, mbi 1 milion banorë pa energji
Vetëm të premten, parashikohet që Uragani Ian të zhvendoset më në veri drejt Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut, ku pritet vetëm të forcohet.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…