FOTO&VIDEO

E quajti lypsar e mjeran, Çun Lajçi i kundërpërgjigjet poetit kërçovar

Poeti nga Kërçova, Adem Xheladini, e ka quajtur lypsar e mjeran aktorin nga Kosova Çun Lajçin, i cili gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në sheshin e qytetit të Shkupit për të shitur disa nga librat e tij.

E përmes një postimi, Lajçi i është kundërpërgjigjur Xheladinit.

“Por, ai n’vend se t’vinte n’shesh të librat e mi, (mëqë qenka profesor e poet) e t’me uronte shitje të mbarë, zgjodhi të shkruente zi e ma zi për mua. Jo mik, unë s’jam lypsarë, (siç me quen ti që qenke zotni), por shitës i veprave të mia, që asht nder e madhështi me i qëndrua librit pranë!”, shkruan ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Nji shkrim sa me thanë!

S’e njoh Adem Xheladinin, por deri sa merret me aktivitetin tim, len me kuptua se e njeh mirë kush asht Çuni, se i kallxojnë rolet n’teatër e n’filma e 13-të vepra t’botueme e t’lexueme gjithandej shqiptarisë!

Por, ai n’vend se t’vinte n’shesh të librat e mi, (mëqë qenka profesor e poet) e t’me uronte shitje të mbarë, zgjodhi të shkruente zi e ma zi për mua.

Jo mik, unë s’jam lypsarë, (siç me quen ti që qenke zotni), por shitës i veprave të mia, që asht nder e madhështi me i qëndrua librit pranë!

Me quen mjeran që s’marr pjesë në Panairin e Librit në Tiranë! Po ç’punë kam aty? Mos jam botues unë?

Që m’paska dhanë pare Ministria e Maqedonisë së veriut, ti duhet t’jeshë o i marrë o totalisht shpirt katran, se unë jam kosovarë e s’e kam atë të drejt, pastaj mund ta vertëtosh që sonte, se minarja nuk mëshefet n’thes!

Sharkinë (që ty të pengueka), po, kurrë s’e hjeki nga dora, as lahutën as çiftelinë, se jam krenar me folklorin e popullit tim dhe e dua me shpirt!

P.S

Kush i blenë librat e mi e sa kushtojnë, asht puna ime se unë ua ve çmimin, por duart n’xhepa s’ua fus mërgimtarve miku profesor!

Tash e mbajsh me shnet marrinë që e paske shkrua e tjetër herë afrohu, se ti dhuroj me dedikim veprat e mia, se qenke profesor dhe e meriton besoj!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago