Dy persona janë goditur sot nga rrufeja në Rahovecë përkatësisht në fshtain Zatriq, ku si pasojë njëri nga ta ka vdekur.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konifrmuar zëdhënsi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima ishte turk.
“Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij. Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine”, tha ai.
Po ashtu ai ka treguar se edhe i lënduari është turk i cili është jashtë rrezikut për jetë.
“Sipas mjekut kujtestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është inicuar rast Hetim i Vdekjes”, tha Elezaj për Insajderin.