LAJME

Parashikoi tërmetin, kush është sudiuesi holandez. Çfarë deklaroi pas tragjedisë

Një studiues nga Holanda parashikoi tërmetin në Turqi, vetëm tre ditë para se të ndodhte. Studiuesi holandez i quajtur Frank Hoogerbeets nga Solar System Geometry Survey (SSGEOS) lëshoi një paralajmërim në Twitter tre ditë më parë se një tërmet masiv do të tronditë Turqinë.

Agjencia për të cilën punon Hoogerbeets, Solar System Geometry Survey është një institut kërkimor që monitoron gjeometrinë e trupave qiellorë në lidhje me aktivitetin sizmik. Parashikimi i tij u bë realitet mëngjesin e 6 shkurtit, kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 1,700 njerëzve.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet 7,5 ballë në këtë rajon (Turqia, Jordani, Siri, Liban),” shkroi Frank Hoogerbeets në Tëitter më 3 janar. Megjithatë, jo shumë përdorues të rrjetit i kushtuan vëmendje parashikimit deri të hënën. Tweet-i i Hoogerbeets tani ka mbi 21 milionë shikime, 77.9 mijë pëlqime dhe mbi 23 mijë retweet. Eksperti holandez është ende duke përdorur platformën e tij për t’i mbajtur njerëzit të përditësuar për situatën aktuale.

Hoogerbeets shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për tragjedinë. “Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këta tërmete gjithmonë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç ndodhi në 4 dhe 5 shkurt”, shkroi Hoogerbeets në Twitter.

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ende nuk ka një bilanc të numrit të viktimave që ka shkaktuar, në një kohë që mijëra trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat, por ende vijon kërkimi për të tjerë që mund të jenë gjallë të bllokuar në gërmadha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

14 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

24 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago