Policia e Rajonit të Gjakovës ka dhënë detaje rreth incidentit në Spitalin e Gjakovës, ku një punëtor i sigurimit është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka thënë se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht sigurimin, duke e goditur me grushte dhe nga qafa ia kanë marrë një qafore ari në vlerë prej 1 mijë e 800 euro, si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11.
“Datë 04,08,2021 rreth orës 02:30 të mëngjesit ne spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje ne diskotekën “Hangover” .
Me pas tre persona te panjohur kishte shkuar ne spital për ta vizituar personin qe kishte kërkuar tretman mjekësor. Tek porta hyrëse e spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit, dhe të njejtit e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Për momentin te dyshuarit mbeten te pa identifikuar. Hetimet e rastit janë në vijimësi”, ka deklaruar Xhurkaj.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…