LAJME

“E sulmoi me teshlicë, polici e vrau me armën zyrtare” – Detaje se si ndodhi vrasja në Ferizaj

Është kërkuar nga prokuroria që gjykata ta caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditës ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për vrasjen e djeshme në Bibaj të kësaj komune.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se më 16 gusht të këtij viti, në rrugën “Engjëll Zefi”, i pandehuri F.R., “për motive të ulëta, me dashje që ta privojë nga jeta”.

“I pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje, prokuroria tha se të pandehurit, në bashkëkryerje e kryen veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kujtojmë se mbrëmë në një aheng familjar një 89-vjeçar ka mbetur i vdekur, si pasojë e plagëve të marra nga një person i cili është zyrtar policor, por që në momentin kritik ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sipas policisë, pas kryerjes së veprës penale, zyrtari policor që ishte jashtë detyrës zyrtare është vetëdorëzuar në polici, ku me vete e ka pasur edhe armën që dyshohet se e ka kryer krimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago