Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët, që shpesh përballen me hajnat. Një rast i tillë dhe mjaft i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një shtëpi në fshatin Ratkovc të rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar në Polici nga pronari i shtëpisë i cili ka rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar në orët e para të mëngjesit.
Sipas informacioneve të para, tre persona të maskuar dhe të armatosur, janë futur në shtëpinë e kësaj familje, ku arritën të grabisin mijëra euro dhe stoli ari.
Sinjali mëson se të dyshuarit fillimisht kanë sulmuar dy anëtarë të familjes, të cilët i kanë përgjakur duke ua marrë zinxhirët e arit nga fyti, e më pas kanë ‘avulluar’ edhe paratë, që dyshohet se i kapën rreth 7 mijë euro.
Posa është njoftuar Policia, njësitë përkatëse kanë intervenuar, me ç’rast viktimat janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Policia ka arritur të sekuestrojë disa prova, që lidhen me incidentin, ndërkohë që lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të rij është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprime për zbardhjen e të gjitha rrethanave.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…